Shëndeti > Mendja

3 hile të thjeshta që do t’ju qetësojnë në momentet e ankthit

Në momentet e përjetimit të ankthit, shumë prej nesh ndihen si të ngecur në një situatë që nuk ka asnjë zgjidhje. Por fatmirësisht, ka disa teknika shumë të thjeshta për të larguar këto ndjesi negative dhe për të rikthyer qetësinë.

Hilja e akullit
Mbani një qese akulli në pjesën poshtë syve për 30 sekonda. Kjo mund të shpërqëndrojë mendjen nga mendimet e këqija dhe i ftohti nxit reflekset në sistemin nervor parasimpatik, duke ulur shpejtësinë e frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës, duke sjellë kështu ndjesinë e qetësisë.
Hilja e koshit të plehrave
Në një letër shkruani të gjitha mendimet negative si “Nuk bëj dot asgjë tani” dhe pyeteni veten në mënyrë të siqertë nëse këto mendime përputhen me faktet. Studimet kanë treguar se mendimet e shtrembëruara na bëjnë të ndihemi keq dhe aktivitetet të tilla na ndihmojnë të identifikojmë nocionet e dëmshme dhe të mendojmë në mënyrë më realiste.
Hilja e shkallëve
Uluni në një pozicion të rehatshëm, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë. Mendoni sikur po zbrisni një palë shkallë spirale dhe vizualizoni çdo detaj, që nga drita, ndjesia e hedhjes së hapit dhe ajo e prekjes së parmakut. Sa më shumë të zhyteni në këtë ushtrim, aq më pak vend do të ketë në mendjen tuaj për mendimet e këqija.

Burimi: Women's Health

Artikuj të ngjashëm

. .