Anabel > Showbiz dhe TV

Gena pret flokët dhe bota nuk do të jetë më njësoj

Mund të durojmë gjithçka: Bujar Nishanin pa mustaqe, Ilir Metën të dobësuar, por Genën me flokë të shkurtra, këtë nuk e përballojmë dot. Mjeshtrin e serenatave korçare e kemi parë me flokë të gjata kaçurela që në fillimet e karrierës dhe i vetmi ndryshim që prisnim nga ai ishte vendosja e fijeve.

Por këngëtari na ka befasuar të gjithëve dhe i ka prerë flokët shkurt. Sa keq për të gjithë fansat që nuk do mund ta shohin më lëvizjen e famshme të kokës kur Gena kthen flokët mbrapa, por duhet ta kuptojmë edhe këngëtarin. Flokët kanë nevojë për kurim, aq më tepër para sezonit të verës, sado të na dhembë.

Artikuj të ngjashëm