Metropolitan > Kinema & TV

Para se të futej në Big Brother, Damiano bëri për të qarë mijëra shqiptarë

Djali nga Berati ishte i famshëm para se të kthehej në banorin mistrec të shtëpisë së madhe.

“Mund të jetë i vogël me trup, por gjigand më të madh nuk kam parë!”- tha Toros, ish-banori i 'Big Brother', për Damiano Agalliun, “mistrecin” që është kthyer në një nga personazhet kryesore të këtij edicioni. Megjithatë, para se të hynte në shtëpinë më të famshme në vend, Damiano ishte ndjekësi i 'Anabelit' që bëri për të qarë mijëra njerëz.

Damiano me nënën e tij në një foto dërguar në Anabel.

Agalliu dallohej midis komentuesve jo vetëm për faktin që ishte fans i përhershëm, por edhe për batutat, mendimet realiste, nga ato të një njeriu që ka kaluar shumë për të arritur aty ku është. Nëpërmjet mënyrës së tij origjinale dhe të vërtetë, Damiano ka dënuar fenomenet më të ashpra të shoqërisë shqiptare, por ka treguar dhe eksperiencat e fituara nga jetesa jashtë shtetit.

Në vitin 2015, midis letrave të shumta të dërguara nga ndjekësit, letra e Damianos ishte ajo që i dha atij simpatinë e komentuesve të tjerë. Në të djali nga Berati rrëfente jetën e vështirë të cilën i ishte dashur të kalonte pas braktisjes nga i ati dhe largimin në moshë të vogël nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Por, midis të gjitha emocioneve, dashuria për nënën që ishte sakrifikuar për të rritur djalin, ishte ajo më e veçanta. Letrën në origjinal po e sjellim të plotë si më poshtë:

Mirëmbrëma Anabel dhe fansat..! 

Tema sot hmmmm, më ktheve pas në jetën time që sikur e shikoj në pasqyrë.! 

Jam lindur në Berat në vitin 91. Fëmijëri e poshtër, që kurrë nuk ia uroj asnjëriut, por nga njëra anë më bëri të fortë. Jam rritur në kushtet më ekstreme, mizore, që mund të imagjinoni. Prindërit në punë gjithë ditën, ndërsa unë gjithë ditën pa ngrënë, sepse nëse mamaja ma linte bukën në tavolinë, nuk arrija dot ta merrja, isha i vogël nëse ma linte në tokë do vinte macja ta hante (mund t'ju duket për të qeshur ju besoj) .. Vinte ora 5 mbasdite, mamaja kthehej nga puna dhe më gjente tek rrugica e lagjes në gjumë dhe të uritur. Në shkollë ndërkohë nuk dilja në pushim të gjatë, por rrija në klasë dhe haja atë copë buke që merrja nga turpi që shokët kishin të blinin, ndërsa unë jo. Jeta vazhdonte kështu me ëndrrën se një ditë do të mbaroja unversitetin. Ne vitin 2004 përfundoj në Suedi me ndihmë e disa të afërmve. Këtu filloi një jetë e re, por një krejt ndryshe, aty ku nuk kisha asgjë tani kam çdo gjë. Ndërkohë jam 24 vjeç (për disa ditë bëj) punoj manaxher këtu, jam shumë mirë do të thoja që nuk jam penduar që nuk përfundova unversitetin. Por kam dy parime në jetë, që janë: 

1. Unë jam jo sepse kam shumë, por sepse e di çdo të thotë të mos kesh. 

2. Mos harro nga ke ardhur dhe lindur..! 

Ju faleminderit, qofshi mirë të gjithë .!

Pak ditë më vonë, në redaksinë tonë mbërriti dhe letra e nënës së tij, që ishte po aq e sinqertë dhe e ndjerë sa ajo e 26-vjeçarit. Në shkrimin e saj, 46-vjeçarja rrëfen dhimbjen e një nëne që ka punuar 24 orë për ta rritur e vetme djalin. Por, edhe krenarinë e saj, kur i biri e shpërblen me punë dhe sakrificë për t’i dhënë më në fund lumturinë që meriton.

Mirëmbrëma... Jam një nënë 46 vjeçe, do habiteni ju në këtë moshë me Facebook. Djalii djaliiii ma rregulloi që të kem kontakt me njerëzit e mi të afërm.

Ehhh Si e kam rritur këtë djalë.. Do mundohem shkurt. Një zot dhe unë e di. Isha me një burrë që të gjithë rrogën e tij e çonte në kumar dhe në raki dhe te një dashnore që kishte. Nuk mjaftonte kjo, por edhe skenat e rrahjes mbi mua. Deri në atë pikë, saqë edhe djali që ishte 2 vjeç, m'i tregon sot e kësaj dite. U ndava në vitin 1994, ai arriti në atë pikë, saqë mori dhe krevatin që unë flija me djalin, për vete dhe për dashnoren. Nejse, me vitet 1994 kisha mbi supe një djalë, një shtëpi, dhe një mentalitet krejt të ndyrë me atë kohë, të ndahej dikush sidomos femër ishte gjithë paragjykime. Punoja nga mëngjesi deri në darkë. Djali rrinte gjithë ditën pa ngrënë i vogël, Kur kthehesha nga puna e gjeja në gjumë, në rrugë. Vinte mamja ime ndonjëherë e shikonte, sepse ajo jetonte ne fshat. T'ia lija bukën në tokë ia hante macja, në tavolinë ishte i shkurtër nuk arrinte dote. Ditën i qeshja, natën qaja... Gjithmonë e edukoja me punë, e dënoja kur ishte nevoja... Ishte i zgjuar, por dhe pak i hedhur. Në shkollë ishte goxha i mirë, ëndrra ime të mbaronte universitet....

Në moshën 17 vjeçare largohet nga Shqipëria. Përfundon ne Suedi, aty u stabilizua me punë, shtëpi, dokumenta.... Pas rrogës së parë që mori, më tha : "Mama, vuajtjet e tua mbaruan " .. Më dërgoi gjithçka këtu... Ndërkohë është në procedurë e sipër për të më pajisur dhe mua me dokumenta në Suedi. Jam krenare për këtë djalë, vuajtjet e mia, mundimi im doli në dritë. Me ndihmën e Zotit, sigurisht..! Nuk ka ndjenjë lumturie më të madhe se sa të shohësh fëmijën e lumtur..! Më detyroj ai ta shkruaja këtë këtu tek kjo revistë se eshte fans... Ma bëri dhe këtë ...

Ju uroj gjithë të mirat.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Artikuj të ngjashëm

. .