Që Eni Shehu është një nga figurat më seksi të ekranit, kjo nuk ka dyshim. Por, që ta çonte “seksllëkun” në një nivel të tillë nuk na i merrte mendja!
Gazetari i njohur ka qenë në vëmendje të shikuesve (vajzave) që në fillimet e tij në Top Media. Sytë me ngjyrë dhe karakteri karizmatik e kanë bërë tërheqës, por vitet e fundit Eni është kthyer në një frymëzim përsa i përket fizikut. Regjimi i rregullt fizik dhe palestra e kanë transformuar gazetarin e njohur nga një trup elegant në një trup muskuloz. Dhe këtë, ai nuk ka hezituar ta fshehë.
Shpeshherë ka publikuar fotografi të shumta nga pushimet në det me rrobabanje, por këtë herë një fotografi nuk i ka mjaftuar Enit. Ai ka publikuar në Instagram një video ku luan me peshqirin, teksa është terësisht nudo. Nëse Eni donte vëmendje, apo thjeshtë të tregonte format e trupit, le të themi që i ka arritur të dyja qëllimet!