Anabel > Showbiz Albania

Ledion Liço ka një fëmijë tjetër dhe këtë vetëm Sara mund ta durojë!

Ledion Liço u bë baba për herë të parë në dhjetor të vitit që lamë pas, por në qendër të vëmendjes së tij, veç London Noor-it, ka qenë dhe ‘një tjetër fëmijë’. Kështu e ka quajtur Sara Hoxha “The Voice of Albania” që siç duket merr pjesën më të madhe të kohës dhe vëmendjes së moderatorit.

“Unë e kam dëshmuar admirimin dhe pasionin që ke për punën tënde dhe tani e kuptoj që 'The Voice..." është fëmija yt i dytë. Këtë vit ke qenë sa para mbrapa mes ultratingujve dhe xhirimeve, por në një mënyrë a një tjetër, gjithmonë e ke bërë të funksionojë.”-ka shkruar Sara në Instagram, duke i uruar fat Ledionit për puntatën e fundit.

Ky i fundit e di mirë se çfarë e ka detyruar të kalojë mamanë e djalit të tij, por ka sheqerosur gjithçka në fund me një ‘të dua’. Kush nuk do të dorëzohej përpara kësaj. “Vetëm ti e di çfarë duron.”-ka komentuar Ledioni. Është e qartë lidhja që Liço ka me 'The Voice..." pasi pjesa më e madhe e postimeve të tij lidhen me këtë format, duke qenë se prezantimi i është besuar gjithnjë atij, siç duket e ka vërtet përzemër.

Artikuj të ngjashëm