Periodat e grave që jetojnë bashkë nuk sinkronizohen.
Një studim i ri i Universitetit të Oksfordit hedh poshtë një ndër mitet më të famshme mbi periodat në të gjithë botën. Sa herë bisedojmë mbi periodat me bashkëjetueset tona, motrat, shoqet apo koleget e punës, na duket sikur ciklin menstrual e kemi në kohë të ngjashme.
Një studim i vitit 1971 vuri re se shumë shpesh, vajzat dhe gratë që jetojnë bashkë i kanë fazat e ciklit pothuaj në të njëjtën kohë. Sipas studiueses Martha McClintock, trupi i tyre lëshon feromone, të cilat ndikojnë tek hormonet e grave afër.
Por sipas studimit të Universitetit të Oksfordit e gjithë teoria, e njohur si “Efekti McClintock” është vetëm një mit.
Kërkuesit bashkëpunuan me aplikacionin “Clue” që mat ciklin menstrual tek gratë dhe analizuan të dhënat e 1,500 grave, të cilat gjithashtu iu përgjigjën një sondazhi. Pas tre cikleve menstruale, kërkuesit dolën në përfundimin se shumicës së grave në fakt nuk u vinte cikli në të njëjtën kohë me shoqet e tyre.
Gjithashtu, nuk u gjet ndonjë lidhje e arsyeshme mes bashkëjetesës dhe ciklit menstrual.
E në fakt, shumë studime të mëparshme më të vogla se ky kanë dalë në të njëjtin përfundim. Nuk është gjetur ndonjë provë që ta përligjë teorinë e McClintock-ut.
Pra kur na vijnë periodat në të njëjtën kohë, në të vërtetë është vetëm rastësi.
Burimi: “DailyMail”