Pasi fitoi 10 kg për të luajtur në filmin Gimme Shelter në 2013-ën, nuk ishte e thjeshtë për Vanessa Hudgens t’i rikthehej peshës së mëparshme. Por në fakt i gjithë procesi i dobësimit rezultoi më i këndshëm sesa e kishte menduar.
“Më fusni në një dhomë me një biçikletë dhe muzikë të lartë dhe jam e lumtur.”-ka treguar 28-vjeçarja që e bënte diçka të tillë dy herë në ditë. “Është si të kërcesh pa u shqetësuar nëse dukesh bukur.” Tani që ka arritur peshën ideale Hudgens tha se tani e bën diçka të tillë më rrallë, por gjithmonë gjen kohë për joga.
Ndërsa për të ngrënë konsumon ushqime me yndyrë, por jo karbohidrate, sepse ushqimet me vlera të larta ushqimore i japin energjinë e nevojshme për të shtyrë ditën.
Burimi: In Style