Si jetojmë > Beje Vete

Si ta kuptoni kur ka ardhur koha për të zëvendësuar veshjet në garderobë

Sepse nuk po e bëjnë më funksionin e tyre.

Me hyrjen e pranverës shtohen edhe punët, si pastrimi i garderobës apo largimi i veshjeve që nuk e kalojnë testin për sezonin e ardhshëm. Por si ta kuptoni momentin kur duhet të zëvendësoni rrobat e vjetra me të reja? Lexoni më poshtë:

Atletet e vrapit duhen ndërruar çdo 500-650 km. Nëse bën vrap rregullisht duhet t’i ndërroni çdo 6 muaj.

Reçipetat e palestrës duhen ndërruar në momentin që fillojnë t’ju shkaktojnë kruarje, ose kur ngrihen bashkë me krahët tuaj, sepse kanë humbur elasticitetin. Praktikisht pas një viti ose më pak, nëse ushtroheni intensivisht.

Streçet e ngushta sportive duhen ndërruar pas rreth 6 muajsh ose një viti. Nëse bëhet më e thjeshtë për t’i veshur, ose fibrat dalin jashtë copës, me shumë gjasa, nuk po i merrni përfitimet e plota.

Bluzat e palestrës zakonisht rezistojnë deri në 25-50 larje. Në varësi të materialit mund të zgjasin nga 6 muaj deri në 5 vite ose më shumë.

Duhet të hiqni dorë nga bikinit tuaja të preferuara pas 6 muajsh ose dy vitesh. Kur të filloni të shihni njolla dhe fije të bardha që dalin në sipërfaqe, ka ardhur koha t’i zëvendësoni me një palë të reja.

Burimi: Women's Health

Artikuj të ngjashëm