Relationships > Flirt

Shkenca zbulon si duhet të kërcejmë për të tërhequr seksin e kundërt

Jo, twerk-u nuk është një prej tyre.

Një grup psikologësh në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar më në fund 'enigmën më të madhe të njerëzimit'. Si të kërcejmë pa u dukur qesharakë dhe njëkohësisht duke tërhequr seksin e kundërt?

Për të realizuar këtë studim 39 studenteve iu kërkua të kërcejnë nën tingujt e një kënge të Rpbbie ëilliams, lëvizjet e të cilave u pasqyruan më pas në formën e personazheve të animuara. Më pas djem dhe vajza heteroseksuale u pyetën se cila prej kukullave ishte kërcimtarja më seksi dhe përgjigja përfundimtare ishte e thjeshtë.

Figurat që lëviznin ijet dhe lëviznin këmbët në mënyrë asimetrike, të pavarura nga njëra-tjetra ishin më tërheqëse. Kjo shoqëruar me lëvizje të çrregullta të krahëve, megjithëse thënë kështu nuk duket edhe aq seksi. Sipas psikologëve lëvizjet tregojnë shumë rreth pjellorisë, prandaj dikush që lëviz belin tërheq më shumë.

Njësoj funksionon edhe për meshkujt, që tërheqin më shumë kur lëvizin pjesën e sipërme të trupit dhe kjo normalisht i bën kandidatë më të mirë për çiftëzim.

Më poshtë një shembull se si NUK duhet të kërceni!

Burimi: Vice

Artikuj të ngjashëm