Në rast se keni vrarë mendjen për çantën që çdo fashionista ka blerë këtë pranverë, ajo e ka një emër: Gabrielle.
Çanta e dizenjuar nga Karl Lagerfeld ka marrë emrin e themelueses së Chanel (ndonëse të gjithë e njihnin si Coco, ajo quhej Gabrielle) dhe është padyshim çanta e re më e rëndësishme e shtëpisë prestigjioze të modës, që prej prezantimi të modelit Boy në vitin 2011.
Dhe sigurisht nuk përbën çudi që yje të street style-it si Caroline de Maigret dhe Gilda Ambrosio e kanë përfshirë menjëherë në look-un e tyre.
Çanta e shumëpërfolur, rripi i dyfishtë i së cilës vlen edhe si një bizhuteri trupi, vjen në disa ngjyra neutrale dhe do të jetë padyshim një nga çantat it të vitit.
Burimi: WhoWhatWear