Regjisorët e filmave të animuar Dan Povenmire dhe Jeff Marsh, të dy të vlerësuar me çmime Emmy, kanë treguar shkurtimisht si sjellin në jetë personazhet vizatimorë.
Në një intervistë për BBC, ata shpjeguan se duart janë pjesa më e ndërlikuar për t’u vizatuar dhe i dhanë përgjigje pyetjes që bëhet më shpesh: Pse personazhet e animuar kanë vetëm katër gishta?
“Të gjithë i reduktojnë në katër gishta për të thjeshtuar punët. Kur të duhet të animosh 24 vizatime në sekondë, një gisht më pak bën një diferencë shumë të madhe."-shpjegoi Marsh duke i dhënë zgjidhje dilemës më të madhe të adhuruesve të filmave vizatimorë.