Keni shumë gjëra për të bërë, por gjatë muajit prill do të bëni dy hapa para dhe një mbrapa. Kënaquni me fitoret e vogla që do të bëni dhe prisni deri muajin tjetër për sipërmarrje dhe marrëdhënie të reja. Afërdita është në prapavijë dhe kjo do do t'i vonojë më shumë detyrat tuaja në punë dhe do të rrisë koston e tyre po ashtu.
Të gjithë ndihen kështu, prandaj mos u stresoni. Edhe Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 9 prilli deri në 3 maj, prandaj nuk është koha të merrni përgjegjësi. Prioritetet tuaja do të ndryshojnë, prandaj prisni pak sa të shihni qartë rrugën që keni përpara, planifikojeni mirë lëvizjen tuaj të radhës. Një pjesë të mirë të energjive do ta shpenzoni duke u përpjekur të kuptoni partnerin tuaj dhe ato që kanë ndodhur mes jush së fundmi. Paratë dhe karriera do të jenë një temë konflikti që do të vazhdojë për disa javë, derisa të zgjidhen gradualisht. Nëse jeni të martuar ose në një lidhje të gjatë, hëna e re do të ketë ndikim më të vogël tek ju, pasi është fokusuar më shumë mbi shigjetarët single dhe ata që sapo kanë nisur të frekuentohen.
Hëna e plotë në peshore më 11 prill do t'jua heqë mendjen nga lidhjet romantike dhe do t'ju fokusojë më shumë tek një mik apo event që do të ndiqni, ku do të takoni shumë miq që nuk i kishit parë prej kohësh. Partneri kërkon vazhdimisht vëmendjen tuaj dhe paratë janë një tjetër temë që ju bën pak nervozë në lidhje me njëri-tjetrin. Prandaj pjesëmarrja juaj në këtë event nuk pritet shumë mirë nga ana e tij/saj. Gjatë gjithë muajit një numër i madh projektesh do t'ju vijnë në dorë. Marsi i jep energji shtëpisë së punës, po kështu edhe hëna e re e 26 prillit. Mërkuri do të jetë në prapavijë në sektorin e punës, prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm të prezantoni punën tuaj më të mirë. Kujdes kur dërgoni email-e, mos klikoni 'reply all', sepse gabimisht mund t'ia dërgoni mesazhin dikujt që nuk duhet ta shohë.
Po kaq të kujdesshëm duhet të tregoheni me materialet që regjistroni në kompjuterin e punës, aq më tepër nëse nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me profesionin. Çdo gjë do rregullohet në muajin maj: mund të firmosni kontrata, të blini pajisje elektronike përfshirë këtu një makinë, gjëra që nuk mund dhe nuk duhet t'i bëni në prill. Sapo marsi të zhvendoset tek binjakët në 21 prill, do të jeni më të gatshëm të ndani vëmendjen tuaj mes partnerit dhe profesionit.
Shumica e bricjapëve kanë ndërruar disa herë shtëpi në vitet e fundit, por më shumë gjëra ju presin në të ardhmen; kjo si pasojë e hënës së re që mbylli muajin e kaluar. Hëna e re shkaktoi shpërqendrime në jetën tuaj, të cilat duhet zgjidhur, sidomos përsa i përket shëndetit të njërit prej të afërmve, me shumë gjasa një prind.
Në të njëjtën kohë, karriera juaj do të lulëzojë duke qenë se, me kalimin e ditëve, prisni lajme të gëzueshme. Një lajmi i orientuar nga ana profesionale do kulminojë në hënën e plotë të 10 prillit, por në të njëjtën kohë, ngjarje që lidhen me shtëpinë dhe familje kërkojnë po ashtu vëmendjen tuaj. Këtë muaj do ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm në lidhje me karrierën!
Do përballeni me dy komplikacione: e para, Venusi do vendoset në rend natyral me çmimet dhe arritjet e shtëpisë së dhjetë. Ndërkohë, duhet të bëni kujdes edhe për mundësinë për t’u rritur në karrierë, pasi nuk është ashtu siç duket. Duke qenë se do të jeni të angazhuar me kujdesin për një anëtar familjeje, mendohuni dy herë para çdo përgjegjësie profesionale që mund të merrni. Mundësia e vertetë e rritjes në karrierë do t’ju ofrohet në muajin tetor të vitit 2017.
Komplikacioni i dytë me të cilin do përballeni është se Urani do vendoset në kënd 180 gradë me Jupiterin, duke sjellë konflikte interesi dhe situata të vështira për t’u pranuar apo për t’u parë me kujdes. Nga data 9 prill deri në datën 3 maj, edhe Mërkuri do jetë në prapavijë, kështu që ky nuk është muaji për të marrë vendime. Negocioni para se të jepni përgjigjen përfundimtare! Kushtet po ndryshojnë shumë shpejt dhe mjedisi i shtëpisë po zhvillohet drejt një situate të re që mund të ndodhë në një moment të papërshtatshëm. Merrni frymë thellë! Nëse ata do ju duan, do presin për përgjigjen tuaj deri në maj. Ndërkohë vazhdoni të investigoni rreth detajeve që ndoshta ua kanë fshehur.
Bëni kujdes të mos blini pajisje elektronike apo pjesë të tjera portabël, pasi më vonë mund të zbuloni që janë me defekt. Pjesa më e mirë e prillit do jetë dashuria dhe romanca që do shkëlqejnë këtë muaj për ju. Do të keni më shumë kohë në dispozicion për ta kaluar me partnerin tuaj dhe për të shijuar çdo moment. Hëna e plotë do jetë në shkëlqimin e saj duke qenë një mbështetje e madhe për ju. Kjo është gjithashtu një shenjë që sugjeron se do ndërmerrni një udhëtim relaksues në fundjavë.