Ka arkitektë që ëndërrojnë të projektojnë ndërtesën më të madhe/lartë/futuriste në botë, por ka edhe nga ata që synojnë ndërtesën e parë në qiell.
“Clouds Architecture Office” ka zbuluar planet për një qiellgërvishtëse me emrin “Analemma Tower” (Kulla Analemma). Ndërtesa futuriste do të varet mbi qytet sepse, siç planifikojnë arkitektët, do të jetë e kapur tek një asteroid i cili është forcuar të orbitojë vetëm rreth Tokës. Bashkë me të, do të orbitojë rreth Tokës edhe qiellgërvishtësja.
Por mos mendoni se dikush do të shkojë të hedhë themelet e ndërtesës tek asteroidi. Qiellgërvishtësja do të kapet me disa kablle me fuqi për të mbajtur një peshë shumë të madhe.
Ndryshe nga çdo ndërtesë tjetër, banorët apo vizitorët e kësaj ndërtese do të mund të bëjnë një udhëtim ditor nga njëra hemisferë tek tjetra, për të ndaluar më pas në një pikë bazë, që mund të jetë Neë York-u ose Dubai.
Burimi: “CNN”