Këtu në Anabel Beauty, ne e theksojmë shpesh se kremi kundër diellit duhet përdorur 365 ditë të vitit, por nëse në dimër ju edhe mund ta lini këtë gjë pas dore, pranvera dhe vera nuk ju falin. Ne e kuptojmë që ju keni dëshirë të nxiheni, por pasojat e diellit të drejtpërdrejtë në lëkurë janë të pandreqshme. Dielli shkakton plakje të parakohshme duke formuar rrudha ose njolla pigmentimi.
Për të arritur nje balancë perfekte, ku lëkura juaj nxihet por edhe është e mbrojtur nga dielli, ju vjen në ndihmë Lierac.
Laboratorët Lierac janë të frymëzuar nga teknika të terapisë me dritën për të krijuar Sunissime. Linja e parë anti-rrudhë ofron mbrojtje prej të gjithë spektrit të dritës dhe energizon lëkurën në një veprim të vetëm.
Ka një sistem mbrojtje të patentuar, kunder rrezeve UVA dhe UVB dhe gjithashtu rrezeve infra të kuqe.
Ekstraktet bimore i japin fuqinë antioxidante. Rrudhat fillojnë të zbehen, dhe lëkura është më e butë.
Ka një sistem PRO-TAURINË. Ky sistem kap radikalet e lira të prodhuara nën veprimin e UV për t’i transformuar në taurinë, një amino acid natyror i cili mbron mitokondrinë, burimin e energjisë qelizore.
Ajo stimulon rinovimin e qelizave, forcon barrierën e lëkurës dhe promovon hidratimin e lëkurës.
Linja SUNISSIME qëndron si një film padukshëm mbi lëkurë, për një efekt të menjëhershëm.
Kremi mbrojtës kundër diellit
Kremi mbrojtës vjen ne disa versione, me spf 15, spf 30 dhe spf 50.
Acidi Hyaluronik krijon një shtresë mbrojtëse në lëkurë e cila garanton një efekt të thellë rihidratimi: lëkura është e qetë dhe e shëndetshme.
Peptidet aktivizojnë prodhimin e melaninës, duke ofruar një nxirje intensive.
Spray mbrojtës kundër diellit
Spray me veti mbrojtëse ka po të njëjtat veçori si kremi. Ai gjithashtu vjen me formulën me mbrojtje spf 15, spf 30 dhe spf 50+.
Kur aplikoni Sunissime, lëkura juaj nuk do ketë nevojë për asgjë tjetër.
Ku mund ta gjeni? Vetëm në farmaci.