Metropolitan > Sport

I riu shqiptar po kthehet në yllin e volejbollit në SHBA!

Njihuni me Gerti Lishën.

 

Ai është vetëm 21 vjeç, por emri i tij është jo pak i njohur në volejbollin amerikan. Gerti Lisha studion në USC (University of Southern California), që ka aktualisht një nga skuadrat më të forta të volejbollit në Amerikë dhe numëron një sërë arritjesh në këtë sport.

Lisha ka lindur në SHBA, por ka origjinë shqiptare. Ai ka lindur në një familje sportistësh, të dy prindërit e tij, Besnik dhe Valbona Lisha kanë qenë volejbollistë, i ati madje ka qenë në skuadrën kombëtare të volejbollit shqiptar. Gerti ka luajtur për Shqipërinë në 2013-n në FIVB World Grand Prix dhe në gjashtë ndeshje të zhvilluara në 2016-tën për kampionatin europian të volejbollit.

ABS ABS ABS ABS ABS

Talenti, përkushtimi në fushë dhe shpirti i skuadrës nuk mund të mos tërhiqnin vëmendjen jo vetëm të profesionistëve, por edhe të tifozëve të volejbollit, që nëpërmjet një votimi online e kanë renditur në vend të dytë si lojtari më i mirë i muajit në kategorinë e meshkujve. Një diferencë fare e vogël e ndan nga vendi i parë dhe sondazhi ende nuk ka përfunduar, ndaj me shumë gjasa mund edhe të triumfojë si volejbollisti më i mirë.

Para Gertit, heroi i USC ishte Donald Suxho, shqiptari nga Korça që ka qenë pjesë e lojërave olimpike në Londër dhe Greqi duke luajtur në skuadrën përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

O korçar o hiç fare!

Temë më vete pastaj është paraqitja e Gertit, që bie në sy në mes të kolegëve volejbollistë me tiparet mesdhetare, tupin muskuloz, buzëqeshjen rrëzëllitëse dhe shikimin vrastar. I talentuar dhe bukurosh: Nuk mund të ishim më krenarë se kaq për një përfaqësim kaq dinjitoz!

Duket KAQ i bukur me kostum
Dhe vajzat e duan

Artikuj të ngjashëm

. .