Si jetojmë > Beje Vete

Për çfarë shërben xhepi në pjesën e brendshme të mbathjeve

Duket tamam si një xhep, por nuk ka këtë funksion. Pavarësisht shakave të përditshme se duhet për të futur “gjëra të ndryshme”, në të vërtetë, xhepi nuk është i përdorshëm për ndonjë gjë. Megjithatë, është i domosdoshëm.

Një ndër standartet kryesore të mbathjeve është një copë e butë në pjesën e brendshme, sepse është shumë më higjienike se copa sintetike e jashtme. Përveç kësaj, duke qenë e butë nuk e irriton lëkurën. Kjo copë mbledh gjithë lëngjet që dalin nga trupi gjatë ditës dhe nuk i mban, sepse është material i atillë që lahet.

“Përse nuk qepet?”, do të pyesni. Sepse nëse do të kishte tegel, do të ishte shumë e bezdisshme për lëkurën. Duke e takuar vazhdimisht me të, mund ta lëndonte duke lënë edhe shenja.

Artikuj të ngjashëm

. .