Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare Françesk Radi, që prej ditës së hënë, është i shtruar në Qendrën Spitalor Universitare “Nënë Tereza”, ku ndodhet në gjendje të rëndë pasi mjekët e diagnostikuan me hemorragji cerebrale.
Persona të shumtë në rrjetet sociale kanë shprehur keqardhjen e tyre për situatën e rëndë që po kalon familja Radi; së fundmi edhe vetë Rozana Radi, mbesa e artistit, ka reaguar nëpërmjet një dedikimi në rrjetet sociale.
“Lutem për ty! Zoti do tregohet i mëshirshem e do të të lërë këtu me ne! Është shumë herët për t’u larguar. Kemi nevojë në tokë për ty.”- shkroi ajo në postimin në Instagram, krah fotos ku shihet e buzëqeshur me xhaxhanë e saj.