Muajin që shkoi Dua Lipa konfirmoi ndarjen nga Isaac Carew, por edhe tregoi se ndonëse nuk është në një lidhje tani, është e dashuruar.
Sipas medias britanike “The Sun”, ajo mund ta ketë pasur fjalën për Calvin Harris.
Ndërsa po bashkëpunon me të, duket se mes Dua-s dhe Calvin-it është krijuar shumë afrimitet. Burime kanë treguar për “The Sun” se janë parë bashkë shpesh në SHBA. Si Dua, ashtu edhe Calvin, janë single.
“Dua dhe Isaac kanë vazhduar jetët e tyre veçmas. Ajo është duke punuar me projekte me projekte pranë Calvin Harris-it, dhe është një fanse e madhe e tij.”
Dua dhe Isaac kanë qenë bashkë për 18 muaj, gjatë të cilëve fituan shumë simpati si çift duke u shfaqur shpesh bashkë në rrjetet sociale. Ndërsa Calvin, pas ndarjes nga Taylor Swift, është përfolur vetëm një herë se po njihej me këngëtaren Tinashe, por të dy mohuan të kenë pasur ndonjë marrëdhënie.