Të gjithë i mbajmë mend tatuazhet e arta që në verën e vitit 2015 dhe 2016 ishin një prej trendeve më cool verore. Epo këtë verë mund t’u thoni lamtumirë sepse trend i ri që pritet të pushtojë plazhet dhe festivalin e Coachella-s që është vetëm një muaj larg është shumë më cool dhe më i guximshëm.
Bëhet fjalë për vithet e shdërritshme, trendi që konsiston në aplikimin e xixave në pjesën e poshtme të vitheve, ngjitur me konturin e xhinseve të shkurtra apo rrobave të banjës.
Ky trend i guximshëm por shumë seksi u krijua nga artistja Mia Kennsington, që shprehet se u frymëzua nga pamja e rërës që ngjitet në pjesën e vitheve dhe të kofshëve kur je në plazh.
Ajo këshillon që xixat të aplikohen me anën e një xheli të krijuar për bodypaint dhe të fiksohen me spray-n që fikson makeup-in. Disi e komplikuar? Epo me siguri deri sa të fillojë plazhi do të jetë gjetur një mënyrë më e thjeshtë.
Burimi: Cosmopolitan