A nuk do të ishte e mrekullueshme: një artiste shqiptare në bashkëpunim me Skrillex!
Kjo dëshirë na lindi pasi pamë se Elvana Gjata darkoi dje me producentin e famshëm, një revolucionar i muzikës moderne.
Këngëtarja shfaqi në Snapchat pamje nga darka me disa miq në Amerikë, mes të cilëve ishte edhe Skrillex. Po, ky djali këtu është një gjeni i vërtetë; ka fituar shumë çmime “Grammy” dhe këngët e tij janë të gjitha hite.
Me ta ishte edhe Poo Bear, me të cilin duket se Elvana po bashkëpunon muajve të fundit. Gjithashtu edhe Andy Gramm, menaxheri shqiptar i këngëtares, ishte aty me ta.
Kujtojmë se në shkurt, Elvana Gjata parakaloi në tapetin e kuq të çmimeve Grammy, krahas yjeve botërorë të muzikës.
Ajo ishte e ftuara e Poo Bear-it, producentit që riktheu Justin Bieber-in me një stil krejt të ri në muzikë.