Ka më pak se një vit që Tuna dhe Cozman i kanë dhënë fund lidhje së tyre megjithatë, asnjëri prej tyre nuk dha kurë asnjë shpjegim për arsyen e vërtetë të ndarjes. Dhe duket se do të jetë e vështirë të kemi një shpjegim, duke qenë se edhe në një intervistë të re të Cozman për emisionin “Prive”, reperi hezitoi të flasë hapur për marrëdhënien e tij me këngëtaren.
“Me Tunën kishim çfarë kishim, ajo histori mbaroi. Kështu që nuk do të kisha dëshirë të flisja më shumë. Ka mbaruar, nuk jam më me të dhe ajo është e kaluar.”- u shpreh Cozman.
I pyetur sesi e sheh të kaluarën me të, reperi u përgjigj se tashmë nuk i duket dhe aq “Wow” e kaluara me yllin e këngën “Fenix”, por megjithatë nuk ka mëri për të. Përsa i përket faktit që ajo tashmë është martuar dhe është në pritje të fëmijës së saj të parë, Cozman shprehet se kjo nuk i intereson sepse nuk ka të bëjë me të. “Le të jetojn jetën e tyre.”- shprehet reperi i Baba Stars, i cili gjithashtu konfirmoi se është single dhe i lumtur.