Metropolitan > Sport

De Biasi flet më në fund rreth përçarjes dhe u jep fund dyshimeve!

Trajneri i kombëtares ka sqaruar për mediat debatin brenda skuadrës.

Në një konferencë për shtyp një ditë pas ndeshjes së djeshme, trajneri i kombëtares Gianni de Biasi ka sqaruar për mediat atë çfarë ka ndodhur midis tij dhe futbollistëve, si dhe të ardhmen e skuadrës kombëtare. Midis të tjerave ai komentoi çështjen Xhaka duke thënë se nuk kishte asnjë përplasje me të apo ultimatum për mospraninë në Kombëtare por saktësoi që Xhaka duhej të tregonte në fushë se meritonte të luante.

“Mund të bëjmë edhe pa të”, u shpreh De Biasi në lidhje me debatin që ditën e sotme u interpretua si një përçarje e skuadrës kombëtare.

“Ishte ndeshje me ndonjë vështirësi në fillim, me luhatje, por mendoj se në 90 minuta ishin prova të mira ato të Veselit dhe Ajetit, dy lojtarë te të cilët kam besim të madh se janë shumë të rinj dhe që kanë mundësi të rriten më shumë.

Jam shumë i kënaqur me mbrojtësin tjetër të “shpikur”, Kukelin, një lojtar që bëri një ndeshje me shumë cilësi, me inteligjencë të jashtëzakonshme. Mirë ishin si Basha ashtu edhe Memushaj, edhe krahët, nga një krah Agolli dhe tjetri Hysaj. Bënë një ndeshje të mirë. Mendojs e në kompleksitet bëmë një ndeshje të mirë. Mirë edhe Roshi, Cikalleshi, apo edhe sakrifica e Lilës” tha midis të tjerave trajneri.

Në këtë mënyrë, De Biasi i jep fund thashethemeve për një largim të mundshëm nga skuadra, pavarësisht humbjes së djeshme që shkaktoi shumë pakënaqësira.

Artikuj të ngjashëm

. .