Trupi i një vajze të re është gjetur ditën e sotme në anë të lumit Shkumbin në qytetin e Rrogozhinës.
Burime pranë policisë shkruajnë se kufoma është e seksit femër e moshës rreth 16-17 vjeçe. Ajo u gjet nga autoritetet rreth orës 15:40 në fshatin Çërmet. Ndërkohë, po punohet për identifikimin e trupit.
Dita e sotme ka shënuar dy raste të tilla, pasi edhe më herët, rreth orës 13:50 është gjetur një tjetër trup i pajetë në det në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selitës, plazhi i “Gjeneralit”. Kufoma është pikasur nga ekuipazhi i një peshkarexhe “ e cila ka venë re që kufoma ka qenë mbi ujë”.