Një nga banoret më simpatike të këtij edicioni është 21-vjeçarja Armela, modelja që prej vitesh jeton me gjyshen dhe nënën. Jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi prindërit janë ndarë kur e ëma ishte ende shtatzënë, ndërkohë që me të atin është takuar vetëm tre vite më parë.
Nëna e Armelës tregon për Bluetooth se babanë Armela e ka takuar në rrugë dhe në këtë takim ka njohur dhe vëllain nga ana e babait, me të cilin ka marrëdhënie shumë të mirë. Deri në moshën 16-vjeçare, modelja nuk është ndarë nga e ëma derisa kjo e fundit emigroi në Itali për një jetesë më të mirë. Gjatë kësaj kohe ajo jetoi me gjyshen, duke e përjetuar shumë keq këtë ndarje.
Mamaja e Armelës rrëfen sesi i duket vajza tashmë që është banore në Big Brother dhe disa detaje rreth jetës së saj.
“Armelën e shoh shumë mirë, është e qetë në ‘Big Brother’,po argëtohet. Loja për të sapo ka filluar dhe po njihet me banorët. Ajo ka patur një lidhje, por ka përfunduar, kohë e gjatë ka qenë si lidhje, arsyet më mirë duhet t’i thotë vetë ime bijë. Armela nuk i përket komunitetit rom. Është mulate. Fakti që është mulate nuk e penalizon në lojë, sepse ajo është e komunikueshme me të gjithë shoqërinë dhe të afërmit dhe vazhdon një shkollë të lartë për marrëdhënie ndërkombëtare, diplomaci. Por, paragjykimet ekzistojnë në Shqipëri edhe pse jemi në 2017. Racizmi nuk duhet të ekzistojë. Kështu Shqipëria nuk do të ecë kurrë përpara” ka thënë mamaja e 21-vjeçares.