Kur mendon për modën dhe historinë e saj, në mënyrë të pashmangshme, të vjen ndërmend Parisi dhe gjithë shtëpitë prestigjioze të modës që e kanë zanafillën pikërisht në atë që njihet si kryeqyteti i modës. Dhe më në fund, mësohet se Parisi do të ketë një muze të përhershëm mode, i pari në llojin e vet.
Sipas website-it “Women Wear Daily”, një nga nismëtarët e këtij projekti ka qenë pikërisht shtëpia e modës Chanel, që do të dhurojë plot 6 milionë dollarë për financimin e muzeut që do të ndërtohet në Palais Galliera.
Palais Galliera konsiderohet si Muzeu i Modës në Paris, por deri më tani, ka mbajtur vetëm ekspozita dhe shfaqje të përkohshme. Sakaq, muzeu i ri që pritet të ndërtohet, do të jetë i përhershëm dhe do t’i dedikohet modës duke filluar që nga shekulli i 18-të dhe deri në ditët e sotme.
Burimi: ELLE