Lubrifikuesit janë një ndihmë shumë e madhe kur përballesh me thatësirë në zonat e tua jugore ose thjesht ke vendosur të eksperimentosh me seksin anal. Por, ekspertët bëjnë të ditur se duhet ta mendosh mirë me çfarë do t’i lubrifikosh pjesët e tua intime, sepse jo çdo substancë është e pranueshme. Dhe në rastet kur nuk keni një lubrifikues të posaçëm të prodhuar ekzaktësisht për këtë punë, ja cilat produkte duhet të shmangni.
Vajin e kokosit
Ndonëse nuk është substancë e dëmshme, mund të ndikojë në konsumimin e prezervativit dhe në çarjen e tij.
Pështyma
Nuk është mjaftueshëm lubrifikuese, ndaj thjesht do të humbni kohë.
Vazelina
Duket si lubrifikues, por kimikatet që gjenden në të mund të shkaktojnë infeksione.
Vaj bebesh
Mund të rrisë mundësinë e prekjes nga infeksionet vaginale mykotike.
Kremra
Substancat në përbërjen e tyre mund të shkaktojnë irritime të shumta.
Burim: Women's Health