Këpucët e fundit të prezantuara nga Gucci po çmendin internetin dhe jo më kot. I quajtur “Ilse Sock Sandal”, ky krijim dy në një ka krijuar një turbullirë në rrjetet sociale me përdorues të shumtë që janë shtangur aq nuk arrijnë dot as të shprehen siç duhet.
“Ummm... çfarë? E kanë seriozisht?”-shkruan dikush, ndërsa shumë të tjerë kanë shkruar komente sarkastike lidhur me trendin famëkeq të sandaleve me çorape. Në fakt këpucët në fjalë mund të jenë padyshim modeli më i çuditshëm që na kanë zënë sytë kohët e fundit.
Bëhet fjalë për një palë sandale që n=janë të lidhura e një lloj çorapeje lateksi, që në disa raste ngjan me këmbët e manekinëve në dyqanet e këpucëve. Do ta vishnit diçka të tillë?
Burimi: Teen Vogue