E keni parasysh atë ndjesinë e tmerrshme të djegies aty poshtë? Është infeksion i rrugëve urinare. Nëse të ka ndodhur dhe ty ashtu siç i ka ndodhur ose do t'i ndodhë pjesës më të madhe prej nesh, atëherë duhet të lexoni patjetër disa këshilla si të mbroheni kundër tij.
1. Pi shumë ujë. Seriozisht. Është e vetmja mënyrë për të urinuar më shpesh dhe për të nxjerrë bakteret jashtë.
2. Gjithmonë urinoni pas seksit. Për shumë vajza të reja që janë në fillimet e një jete seksuale aktive, vetë seksi mund të shkaktojë infeksion të rrugëve urinare. Ndonjëherë nuk ka mjaftueshëm lubrifikim, gjë që shkakton irritimim e uretrës dhe penetrimi s'bën tjetër veçse fut sërish baketer në uretër. Urinimi pastron uretrën pas seksit. Me kalimin e kohës trupi juaj mësohet me aktivitetin seksual dhe vagina juaj bëhet më elastike dhe shmang bakteret e jashtme. Gjithsesi, s'do të bënit keq po të urinonit të paktën dy orë pas seksit.
3. Merrni vitamën C. E bën urinën tuaj më acide dhe largon bakteret që hyjnë në rrugët urinare.
4. Pastrohuni GJITHMONË nga përpara-mbrapa. Mbase e dinit këtë, por ka dhe shumë që ende bëjnë gabimin fatal dhe pastrohen anasjelltas. Bakteret që ndodhen në anus nuk duhet të futen në vaginë. Mbajeni mend këtë. Përsërisni pas nesh: para-mbrapa.
5. Pini lëngun e boronicës së kuqe. Elementët që ndodhen në këtë frut ndryshojnë sipërfaqen e bakterit Escherichia coli që ndodhet në anus dhe ndalojnë hyrjen e tij në rrugët urinare.
6. Mos e mbani urinën. Nëse ju duhet të urinoni dhe e mbani për një kohë të gjatë, i jepni mundësinë baktereve që ndodhen në rrugët urinare të rriten, në vend që të dalin jashtë me urinën.
7. Shmangni çdo produkt vaginal me kimikate dhe mos u lani në brendësi. Vagina juaj përmban baktere të mira që luftojnë infeksionet, ndaj nëse i prezantoni elementë pastrues jo natyralë, rrezikoni të prishni balancën e trupit tuaj dhe të kultivoni bakteret, që do të përkeqësojnë problemin e aromës së pakëndshme. Përveç ujit të ngrohtë dhe sapunit pa kimikate, nuk ju duhet asgjë speciale për vaginën tuaj.
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, nëse keni më shumë se 2 herë infeksione urinare në 6 muaj, ose tre herë në një vit, lini një takim me gjinekologun tuaj, mund të jetë serioze.