Uji është një ndër elementët jetësorë pa të cilin njeriu nuk mund të mbijetojë. Përveç pjesës që na heq etjen, ajo ndihmon në eleminimin dhe pastrimin e gjithë helmeve të trupit tonë. Por si çdo gjë tjetër e shëndetshme, ka raste në të cilat do të na duhet ta shmangim konsumin e tij. Besojeni ose ju, të gjithë duhet të përpiqemi të shmangim nevojën për të pirë ujë, sidomos nëse ndodhemi në këto 4 situata.
1-Kur urina juaj është e pastër
Ky është momenti kur ju duhet të kuptoni se keni pirë mjaftueshëm ujë. Harrojeni legjendën urbane të 8 gotave ujë në ditë dhe ndërkohë hidhini një sy tualetit tuaj. Nëse urina juaj është e pastër do të thotë që çdo gjë është në rregull dhe ju duhet të filloni të pini më pak ujë. Nuk do thoshim të njëjtën gjë, nëse do të shihnit të kundërtën.
2-Kur sapo keni ngrënë një vakt të bollshëm
Të gjithë e dimë atë ndjesinë e konsumimit të ujit pas një vakti të bollshëm. Edhe pse është e vetmja gjë që na shpëton, na lejoni t’ju themi, se duhet ta harroni. Këshilla se duhet të konsumoni ujë para një vakti në mënyrë që të ndiheni të ngopur, nuk është dhe aq e mirë. Të konsumoni ujë para ose gjatë kohës që konsumoni ushqime të rënda, nuk do të bëjë gjë tjetër përveçse t’ju fryjë.
3- Kur bëni stërvitje
Gjatë aktivitetit fizik, trupi ynë humbet elektrolitet për shkak të djersitjes. Në ato momente etja shtohet, por përpiquni ta zëvendësoni me ujin e kokosit, i cili ka përmbajtje të lartë të potasiumit, magneziuit dhe vitaminës C. Pra çdo gjë që ju duhet pas një stërvitjeje të gjatë.
4- Kur jeni të mbingopur
Është e çuditshme, por konsumi i tëpruar i ujit mund të vërë në rrezik shëndetin tuaj. Nëse ju vazhdoni të konsumoni edhe pasi e ndieni që jeni të ngopur, kjo mund të shkaktojë atë quhet hipotermi, përzierje apo gjendje lodhjeje në trupin tuaj.
Burimi:'Women's Health'