Lifestyle > Social Buzz

5 tipat më të çuditshëm të meshkujve që ndesh në lokalet e Tiranës

Ja çfarë jemi të detyruaea të heqim çdo fudjavë.

Kush e frekuenton jetën e natës në Tiranë i njeh mirë sfidat me të cilat i duhet të përballet çdo të premte dhe të shtunë. Ti lyhesh, kreh flokët, vesh fustanin tënd më të bukur, parfumosesh dhe bën një xhiro nga ish-Blloku për të kthyer një gotë verë. Mendon se asgjë nuk mund ta prishë këtë mbrëmje për ty, ke një muaj që je ndarë dhe ka ardhur koha të dalësh nga strofkulla jote për t'u socializuar dhe për të krijuar njohje të reja, deri në momentin që përballesh me realitetin.

1. Sapo hyn në lokal ndesh një tip të çuditshëm dhe të pasjellshëm që nuk denjon as të të hapë derën edhe pse të dy po përpiqeni të hyni brenda. Më fal? Po unë kot bëra 15 minuta rrugë në këmbë për të ardhur deri këtu, me këmbët që më janë bërë gjak nga takat dhe fondatinën që po krijon një përzierje të çuditshme me bulëzat e djersës. Po ty kush të ka rritur kështu njëherë? Kafshë!

2. Hyn brenda. Ai mund të ketë lëkundur pak vetbesimin tënd, por kurrsesi ta shkatërrojë.Ti je më e fortë se kaq! Gjen një tavolinë të mirë, ulesh me pamje nga djali më simpatik dhe je në pritje për të rrëkëllyer dozën tënde të alkoolit. Paqe. Oh, shiko. Ai bukuroshi po të shikon. Po vazhdon të të shikojë, të hodhi dhe një buzëqeshje. Ok, sapo të shkeli syrin, do vijë në tavolinë! Nuk po vjen. Por mirë, mbase të qëras me një pije. Atij duket që i intereson. 2 orë më vonë... Ende asnjë pije në tavolinë. Dështak i çuditshëm. Kurrë nuk të pëlqeva gjithsesi.

3. E kalon edhe këtë disfatë. S'ka asgjë që nuk mund të kalohet me një gotë verë dhe pak thashetheme. Po ai tipi i çuditshëm atje në cep. Uaa si shikon. Maniak. Po afrohet drejt tavolinës. Ruaj qetësinë. Do të të qërasë. KURRË! Me atë fytyrë? Më mirë vdes. Po këmbëngul. Jo pra jo, nuk dua. Kam të dashur, kam fëmijë, jam murgeshë, ha burra, çfarë mund të bëj që të më lesh të qetë?

4. Sa e bukur kjo kënga. Vdeeees. Dhe ti fillon të kërcesh me shoqen tënde. Derisa ndjen mbrapa praninë e një frymori. është shumë afër. Po kërcen. Ngjitur me të pasmet e tua. Kush e lejoi këtë të futet brenda?

5. Pastaj është ai bukuroshi misterioz që rri tek banaku. Mban një fytyrë serioze, ka gjë më tërheqëse se kjo? Ti e shikon, ngre pak fustanin, ul dekoltenë, bën ca lëvizje prej kokete përpara syve të tij. Ai asgjë! E kalon shikimin përpara teje sikur të mos ekzistosh. Të vjen t'i shkosh pranë dhe t'i thuash: Unë dhe ti do të bëjmë fëmijë në të ardhmen, por ti s'di ende asgjë.

Artikuj të ngjashëm