Metropolitan > Celebrity

Jeta në familje konservative: Perry lutej për të vrarë 'gay-n' brenda saj

Nuk ishte aspak e lehtë.

Të gjithë keni kënduar njëherë 'I kissed a girl' të Katy Perry-t, mbase pa e menduar gjatë kuptimin e vërtetë që fshihet brenda saj. Në fakt hiti i viteve 2008 erdhi në formë proteste nga këngëtarja, që prej vitesh është përpjekur të luftojë biseksualitetin, duke qenë se vinte nga një familje e krishterë konservatore. Ylli i muzikës pop pranoi se ka kaluar të gjithë adoleshencën duke u lutur për të larguar gay-n brenda saj në kampet fetare.

"Putha një vajzë dhe e pëlqeva. Për hir të së vërtetës bëra më shumë se aq. Por si mund ta bëja unë këtë, një vajzë e rritur duke kënduar këngë ungjillore. E vetmja gjë që dija është që isha kurioze dhe se seksualiteti nuk ishte bardhë e zi," ka rrëfyer artistja.

Në fjalimin pasi u nderua me çmimin 'National Equality Award', Perry falënderoi menaxherin e saj Bradford Cobb dhe të gjithë njerëzit që kishte ndeshur në industrinë e muzikës që në një mënyrë apo në një tjetër e ndihmuan të gjente veten.

Katy Perry është një nga mbështetëset më të flakta të komunitetit LGBT dhe është shprehur gjithnjë hapur në çdo dalje publike apo nëpërmjet deklaratave në rrjete sociale.

Burimi: Instyle

Artikuj të ngjashëm