Lifestyle > Social Buzz

Një vajzë propozon më bukur, me një buqetë patatinash!

Nëse mendoni se djemtë duhet të propozojnë dhe vajzat të pranojnë, e keni gabim. Pasi të lexoni këtë propozim që një vajzë kanadeze i bëri të dashurit, do të thoni: “ku paskan qenë vajzat deri tani?”. Sepse jo për gjë, por kemi ide brilante.

“Bustle” tregon historinë e veçantë të këtij propozimi, që thyen normat ngado që ta kapësh.

“Një vajzë që i propozon një djali- është pak e vështirë ta gjesh çfarë do të bësh, apo jo?”, tregon Amanda, vajza që bëri propozimin, “E ke parasysh, nuk mund t’i blesh një unazë gjigande, dhe meqë ti po del jashtë traditës, duhet të gjesh një ide origjinale.

Ndaj Amanda vendosi t’i propozonte Brandon-it me një pako patatina. Më 16 mars, gjatë ndeshjes së Vancouver Canucks, ajo u ul në gjunjë me buqetën e saj me nachos në formë trëndafili dhe i tha: “Brandon, a do të martohesh me mua?”. Dhe ai pranoi. I gjithë stadiumi në këmbë!

Shikoni videon:

Artikuj të ngjashëm