Anabel > Showbiz dhe TV

Rozana Radi e dashuruar me burrin që i ngjan babait të saj!

Flet për herë të parë për historinë e saj të dashurisë.

Shumë kemi dëgjuar të flitet për personin që i ka vjedhur zemrën Rozana Radit, por kurrë nga vetë goja e këngëtares. Ajo ka pranuar për herë të parë publikisht në emisionin e Ruda Magjistarit se prej 4 vitesh është në një histori të bukur dashurie me mashkullin misterioz të fotove të publikuara në portale, por ndryshe nga sa ishte bërë me dije, nuk është prokuror, por oficer i policisë gjyqësore.

“Po, ai është shoku im, është e vërtetë. Ne kemi disa vite që bashkëjetojmë."-tha Rozana pa dashur të komentojë më tepër, por bëri me dije të gjithë publikun se ndihet shumë mirë. "Ne e duam njëri-tjetrin. Jemi shumë mirë bashkë. Unë jam e lumtur. Kam gjetur veten. Lumturia është një fjalë e madhe, por jam njeri me këmbë në tokë. Kam gjetur veten."-vijoi të shpegojë për Rudinën që këmbëngulte të mësonte më shumë rreth historisë së saj.

Ajo që e shtyu këngëtaren të afrohet më tepër me Shpëtim Karakushin, ishte sensi i tij i humorit dhe karakteri, që i sillnin ndërmend të atin. Rozana po shijon lidhjen e saj, pa menduar për planet në të ardhmen, por një propozimi për martesë, sigurisht që do t'i përgjigjej pozitivisht.

Artikuj të ngjashëm

. .