Metropolitan > Celebrity

Ndahet nga jeta 101-vjeçari më i pushtetshëm në planet!

Puna e tij do të mbahet mend ndër breza.

David Rockefeller, bankier dhe filantropist, është ndarë nga jeta në moshën 101 vjeçare. Një nga njerëzit më të fuqishëm në botë, me një pasuri prej 3.3 miliard dollarësh, prej më shumë se 5 dekadash ka qenë në krye të bankës Chase Manhattan.

Familja e tij zotëronte vetëm 5% të aksioneve, megjithatë falë punës dhe kontributit të tij shumë e njihnin si 'banka e David-it'. Rockefeller ka vdekur në shtëpinë e tij në Pocantico Hills në New York. Ai njihet dhe vlerësohet për influencën e tij në kapitalizmin amerikan, në qeveri, muzeume arti, universitete prestigjioze dhe shkolla publike.

Burimi: New York Times

Artikuj të ngjashëm

. .