Metropolitan > Celebrity

Rrëfimi që tronditi italinë: Si dhunonte ish-gruan regjisori i njohur

Ajo ka treguar me detaje historinë e dhimbshme.

Elena Majoni, ish-bashkëshortja e regjisorit dhe skenaristit italian Gabriele Muccino, ka rrëfyer në një intervistë periudhën e dhimbshme gjatë martesës me Muccino-n. Ajo ka zgjedhur emisionin “L’Arena” për të treguar peripecitë që nga martesa e deri tek divorci që zgjati për 10 vjet.

Vitet me Muccino-n kane qenë të tmerrshme. Ai e dhunonte vazhdimisht, por Elena refuzonte të tregonte duke qenë se ai ishte një personazh publik. Ajo i trembej “thashethemeve” të panevojshme, por tashmë ka kuptuar që ky ka qenë gabimi i saj më i madh.

“Kuptova që po dëmtoja fillimisht djalin tonë. Hapa sytë për të parë se ç’po ndodhte, por do doja ta kisha bërë më parë.”, pohon Majoni.

Ajo ka treguar me detaje sesi dhunohej nga ish-bashkëshorti, duke veçuar një episod: “Isha duke folur në telefon me nënën time, kur ai m’u afrua dhe më gjuajti me shpullë. Ndjeva forcën, por kur hapa sytë, u gjenda në urgjencë. Vazhdoja t'u thoja mjekëve se kisha përplasur kokën padashje, por ata nuk më besonin. Njëherë tjetër më kapi prej fyti dhe më goditi në pjesën e nofullës. Më theu një dhemb dhe për këtë arsye, pata problem për shumë kohë. Gjithsesi, kisha vendosur të largohesh, duhej ta bëja për fëmijën tim.”

Elena mundohet të justifikojë në njëfarë mënyre sjelljen e tij, pasi shpreh në atë periudhë Muccino ishte i pavendosur dhe agresiv. Madje në këtë mënyrë, ai mundohej të fajësonte nënën e fëmijëve të tij: “Ty nuk të intereson si ndihem unë. Nuk kupton vuajtjen time”

Historinë e tyre të dhunshme e dinin shumë pak njerëz, por të gjithë mundoheshin ta fshihnin. Vetë Elena doli hapur dhe tregoi se çfarë kishte përjetuar pas divorcit në vitin 2006. Çifti u lidh në martesë në vitin 2002, por u ndanë katër vite më vonë. Muccino është një regjisor i njohur që e fitoi famën ndërkombëtare pas realizimit të filmit “ The Pursuit of Happyness.”

Artikuj të ngjashëm