Çfarë po ndodh rreth nesh > Shqipëria

Dënohen studentët që qëlluan Ramën me vezë: Ta kishim qëlluar në shenjë!

Gjykata e Tiranës i shpalli fajtorë 8 studentët që qëlluan kryeministrin me vezë në nëntor të 2015-ës. Të rinjtë u dënuan me dy muaj burg, të cilat do të shlyhen me 60 orë punë për komunitetin. “Ora News” shkruan se prokuroria kërkoi 40 orë burg për studentët.

Sulmi ndaj kryeministrit erdhi në kohën kur po miratohej reforma në arsim, pas shumë protestash nga ana e veprimtarëve të Lëvizjes për Universitetet. Edhe atëherë si në rastin e vajzës që i derdhi salcën mbi kokë Lindita Nikollës (shiko këtu), studentët e shpjeguan si një veprim simbolik në shenjë proteste për ndryshimet në arsim që përfshinë edhe rritjen e tarifave në universitete.

Pasi morën dënimin, studentët u shprehën se gjyqi është hakmarrje politike, dhe se duhet ta kishin qëlluar në shenjë kryeministrin.

“E vetmja pendesë që kemi është se nuk e qëlluam në shenjë, gjyqi ndaj nesh hakmarrje politike”.

Artikuj të ngjashëm

. .