Metropolitan > Celebrity

Lilly Rose Depp tërbon komentuesit: ‘E patolerueshme për një 17-vjeçare’

Vajza e aktorit Johnny Depp është detyruar ta fshijë fotografinë nga profili në Instagram.

Lilly Rose Depp, vajza 17-vjeçare e aktorit të famshëm Johnny Depp, ka pozuar topless në setin e fundit fotografik që ka realizuar për revistën Vogue Italia. Në fotografi Rose mban vetëm një varëse, ndërkohë që mbulon me duar gjoksin. Mirëpo, përpos aftësive të saj si modele, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë komentuar diçka tjetër: shumë e vogël për të realizuar forografi të tilla!

Fotografia u publikua fillimisht nga vetë Lilly në profilin e saj në Instagram, por për shkak të komenteve negative, shumë shpejt u fshi. Megjithatë, ajo gjendet ende në profiling e fotografit Tom Munro, që realizoi setin fotografik.

“Je vetëm 17 vjeçe. Je ende minorene”, i shkruanin disa nga komentuesit fytyrës së preferuar të stilistit Karl Lagerfeld.

Rose punon prej disa kohësh si modele , ndërsa kohët e fundit ka nisur dhe përpjekjet për t’u bërë pjesë e botës kinematografike. Duket se ajo dëshiron të ecë në hapat e dy prindërve, Vanessa Paradis dhe Johnny Depp.

Artikuj të ngjashëm

. .