Metropolitan > Kinema & TV

Ndjekësi më i çmendur i Anabel sapo theu rregullat e 'Big Brother'

Pa filluar ende mirë.

Pa u mbushur as 24 orë nga fillimi i transmetimit të “Big Brother Albania”, rregullat strikte të shtëpisë janë thyer. Dhe bëhet fjalë pikërisht për një prej ndjekësve më të flaktë të “Anabel”, Damiano Agalliu, i cili u bë i famshëm në rrjetet sociale pas postimit të videove argëtuese në llogarinë në Facebook “Revista Anabel”.

Siç bëri të ditur “Big Brother” në profilin në Instagram, Damiano theu rregullat pasi hapi një prej dyerve dhe futi kokën tek dhoma ku qendrojnë vajzat.

Gjatë spektaklit të së shtunës, moderatorja Arbana Osmani bëri të ditur se banorët single do të rrinin në ambiente të ndryshme që ndahen nga dyer prej xhami, që kurrsesi nuk duhen kaluar. Damiano nuk i është bindur këtij rregulli, ndaj mbrëmjen e së shtunës së ardhshme, me siguri atij do t’i jepet një dënim ose në rastin më të keq, mund të përjashtohet nga shtëpia. 

Artikuj të ngjashëm