Sutjenat në këtë jetë shërbejnë për dy gjëra: T’i japin suport gjoksit tuaj dhe t’ju bëjnë të ndiheni super seksi edhe nëse nuk keni pikën e grimit në fytyrë dhe flokë të pakrehur.
Por gjetja e një palë sutjenave që të jenë edhe joshëse edhe të rehatshme, mund të jetë një mision shumë i vështirë për vajzat me gjoks të madh.
Sutjenat në formë trekëndëshash prej dantelle që janë kaq shumë në modë, thjesht nuk bëjnë punë dhe fakti që keni një gjoks të madh nuk do të thotë se duhet të përfundoni duke veshur modele që ju kujtojnë gjyshen.
Dhe le të mos flasim për faktin që është thuajse e pamundur të gjesh sutjena për vajza me trup të dobët dhe gjoks të madh. Duke qenë se masivisht hamendësohet se një vajzë me gjoks të madh duhet të ketë domosdoshmërisht edhe trup të madh, si rezultat, një pjesë e madhe e tyre përfundojnë duke veshur sutjena në numra më të vegjël që përveçse të parehatshme, mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin.
Por sikletit tuaj intim, mund t’i jepni fund shumë thjesht në “Yamamay” në Toptani Shopping Center dhe TEG, ku do të gjeni sutjena për gjoks të madh që jo vetëm janë super seksi dhe joshëse, por gjithashtu aq të rehatshme saqë do të harroni tërësisht që i keni veshur. Vijoni më poshtë për të zbuluar 6 modelet perfekte për ju: