Lindita Halimi fitoi të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në 'Eurovision' me këngën "Botë", që e shpalli fituese në Festivalin e Këngës në RTSH. Që në fillim u bë me dije se kënga do të sillej në versionin anglisht dhe kështu ka ndodhur. Një version i ri, me disa ndryshime të vogla, shoqëruar me klip është publikuar në You Tube.
"Kënga është më e pastër, por njësoj dramatike sa në versionin shqiptar. Ndërkohë që teksti është aktual dhe flet kryesisht për barazinë mes njerëzve. Vargjet në fillim të këngës 'jemi kaq të ngjashëm, njëkohësisht kaq të ndryshëm, përshtaten me sloganin e këtij viti 'Festoni Diversitetin'," shkruan Wiwibloggs, duke theksuar dhe rënien në peshë të Linditës dhe format në klip.
Festivali i 'Eurovision-it' këtë vit do të mbahet më 13 maj, në Kiev, Ukrainë.