Nëse një vibrator ju duket demode, duhet të lumturoheni tani sepse kjo shpikje e re do ta bëjë të mrekullueshme jetën tuaj seksuale solo.
“Camsoda”, një lloj Skype-i vetëm për biseda erotike, krijoi një aplikacion dytësor të quajtur “O-Cast” (iOS dhe Android). Pasi ta shkarkoni në telefonin tuaj, duhet ta përdorni ekranin si të ishte, epo, vagina juaj, dhe të performoni seksin oral që do të dëshironit t’ju bënin.
Nuk mbaron me kaq, sigurisht: nuk është aq e thjeshtë t’ia bësh qejfin vetes. Duhet të keni edhe vibratorin në formë veze “Lush” i cili është me bluetooth, ta lidhni me aplikacionin ku keni regjistruar performancën tuaj orale dhe ja, zëre se dikush ishte aq i zgjuar sa t’i gjente pikat tuaja të dobëta.
E kuptuat besoj: duhet të lëpini ekranin e telefonit. Kjo është një mangësi e madhe e aplikacionit duke qenë se telefoni përmban pafund mikrobe. Megjithatë, mesa duket njerëzit nuk ndalen nga gjëra të tilla: shumë e kanë provuar dhe u është dukur një përvojë e bukur. Sepse rëndësi ka të bësh qejf, në fund të fundit.
Burimi: "Mashable"