Hajdutët kanë zbuluar një mënyrë të re të çkodimit të telefonave smartphone duke rrezikuar kështu të gjithë përdoruesit. Pasi vendoset kodi nëpërmjet shenjave të gishtave, ata mund të përdorin kamera termale për të fotografuar shenjat që mbeten në ekran.
Midis të gjithë modeleve të telefonave, Androidët janë më të rrezikuar për shkak se shenja që ata përdorin, është një bashkim pikash me një vijë të vazhduar. Ajo çfarë kamerat termale bëjnë është se identifikojnë temperaturat nga 19 deri në 32 gradë Celsius, dhe më pas bëjnë një shkrepje të ekranit menjëherë pasi kodi është vendosur. Softueri konverton ngjyrat dhe eliminon zhurmat në sfond ndërsa një proces me dy hapa pastron imazhin për të lënë vetëm pikat që bashkohen nga vija e vazhduar. Dhe në fund, zbulohet sesa herë është shtypur secila prej pikave për të kuptuar rendin në të cilin ato vendosen për të formuar PIN-in.
Për përdoruesit e telefonave Android, shkencëtarët arritën ta zbulonin kodin me 100% saktësi, 3- sekonda pasi ai ishte vendosur dhe me një saktësi 90%, 15 sekonda pasi ishte vendosur.
Megjithatë, ka disa mënyra për të shmangur rrezikun e vjedhjes së kodit. Njëra prej tyre është të vendosni të gjithë pëllëmbën mbi ekran për të krijuar një sërë zonash termike. Mënyra tjetër është të rrisni ndriçimin e ekranit duke rritur si rrjedhojë dhe temperaturën e tij, gjë që i bën gjurmët termike më pak të dukshme.