Eva Mendes vërtet mund të mos ketë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, por mund të themi me siguri se si nënë e dy fëmijëve, ka qenë shumë e zënë dhe ka vazhduar të kujdeset për veten, sikur do të dalë në tapetin e kuq. Në një intervistë për revistën "Shape", aktorja e preferuar e meshkujve listoi gjithçka që bën për të qëndruar në formë.
- Edhe pse i pëlqen shumë të vrapojë, pasi ka lindur fëmijët, Mendes ka ndryshuar pak rutinën e saj të stërvitjes. "Më pëlqejnë intervalet, ecja e shpejtë, vrapi dhe shoh shumë ndryshime krahasuar me 30-45 minutat e mëparshme në pistë. Mes intervaleve, ngre edhe pesha."-tha ylli i kinematografisë. I pëlqen të bëjë 'squats' dhe ushtrime për këmbët, por së fundmi e ka ulur ritmin për shkak të disa problemeve me hernian diskale.
- Për Evën, të ushtrohesh do të thotë të kujdesesh për veten. Prandaj edhe nëse nuk është shumë e motivuar, detyron veten gjithnjë për ta bërë. "Frekuentimi i palestrës është kohë që i dedikoj vetes. Të di që një orë mund t'ia dedikoj mirëqenies time, është prioritet për mua tani."-tregoi aktorja. Aktualisht ajo stërvitet tri ditë në javë, por gjatë verës ose kur duhet të përgatitet për ndonjë event, stërvitet 5 herë në javë. Por jo më shumë se aq, sepse trupi i saj jep më shumë rezultate kur pushon pak.
- Të jesh nënë është palestër më vete. Për Evën ka qenë më e thjeshtë të rikthehet në formë pas ardhjes në jetë të vajzës së dytë. "Nuk është aq e vështirë sa mendova, sepse jam gjatë gjithë kohës në ndjekje të fëmijëve. Nuk ulem kurrë. Jam vetëm në lëvizje."
- Lëkura e shëndetshme vjen nga brenda. Eva ka gjithnjë një shishe uje pranë vetes që ta detyrojë të qëndrojë e hidratuar. Ajo përdor pilula me vaj peshku dhe vaj kokosi në fytyrë, për atë shkëlqimin ideal.
- Eva nuk e ndryshon kurrë rutinën e ushqimit. Mëngjesi fillon gjithmonë me vezë dhe një tost që i jep të gjithë proteinat e duhura. Në drekë ha salmon me quinoa ose oriz të shoqëruar me sallatë, dhe në darkë ha të njëjtën gjë. Ajo pranoi se nuk mërzitet kurrë me ushqimin, sepse i pëlqen ta mendojë si karburant për trupin, por për momentin, e vetmja gjë që ëndërron është të hajë darkën e ulur dhe jo duke vrapuar për të ushqyer edhe fëmijët.
- Herë pas here 43-vjeçarja përpiqet t'i bëjë qejfin vetes duke lejuar edhe ëmbëlsira në dietën e saj. Ajo e pëlqen kaq shumë sheqerin sa përpiqet t'i mbushë mendjen vetes çdo dtë se ka nevojë për diçka të ëmbël: "Fundja bëj edhe palestër, mund t'ia lejoj vetes. Mbase jo në darkë, por pas dreke, padyshim."
Burimi: Cosmopolitan