Si jetojmë > Arkitektura

Brenda hotelit me pamjen më të tmerrshme në botë!

Në vend të palestrës, hoteli ka një muze ...

Hoteli Banksy në Betlehem konsiderohet si një nga hotelet me pamjen më të tmerrshme në botë, dhe ka një arsye të fortë për këtë gjë!

Pothuajse çdo dritare e tij nuk ka pamjet normale që jemi mësuar të shohim: pas tyre, qëndron një muri i trashë betoni. Është hoteli i parë që është dizenjuar dhe financuar nga Banksy, artist i veprave të grafitit me famë botërore, por anonim.

Puna dhe stili i tij dallohen që në hyrje, ku gjendet firma e artistit, ndërkohë që në nëntë dhomat e pritjes së klientëve dhe në suitën presidenciale ka kudo vepra të Banksy-t. Ndërtimi i hotelit nisi 14 muaj më parë dhe aie  bëri vetë pjesën më të madhe të punës. Në dy dhomat e tjera të hotelit, qëndruan dy artistë që ndihmuan këtë të fundit, por që nuk patën kontakt me të. Ata kaluan pjesën më të madhe të kohës në errësirë.

Secila nga dhomat ka një stil të ndryshëm. Njëra e bën klientin të ndihet sikur është i rrethuar nga betoni, por gjithsesi rehat. Ndërsa tjetra, e bën të ndihet sikur është në një vendqendrim ushtarak, me krevate dhe elementë të tjerë të ushtrisë. Në vend të palestrës, hoteli ka një muze ku të ftuarit mund të shijojnë veprat që shprehin konceptin e autorit për barrierat midis njerëzve, duke u kujdesur që të mos mbajë anën e asnjërës prej palëve të përfshira në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Artikuj të ngjashëm

. .