Të dielën, vogëlushja Jessica L?z?rescu rrënqethi të gjithë anëtarët e jurisë me interpretimin e saj te “The Voice of Romania”. Vajza zgjodhi të konkurronte më një këngë shumë të dashur për ne, “Suus”, e interpretuar 5 vite më parë nga këngëtarja shqiptare Rona Nishliu.
Muzika e fuqishme dhe notat e vështira u superuan me sukses nga vajza rumune. Jurisë nuk iu desh shumë për të vendosur dhe për të shtypur menjëherë butonin. Teksa shijuan interpretimin dinjitoz të saj, ajo çka u vu re është se i gjithë paneli këndonte “Suus” bashkë me vajzën.
Burimi: Expres Rozë