Biokimisti Andrew Pelling ka arritur të krijojë pjesë të trupit të njeriu duke përdorur mënyra që nuk modifikojnë AND-në tonë. Në laboratorin e tij në Ottawa ai përdor qelizat e mollës për të krijuar veshin, si pjesë të aparatit të dëgjimit.
Kur e pyesin nëse me këtë organ mund të dëgjosh, përgjigjja është paksa komplekse. Po, ato janë të përbëra nga qeliza njerëzore, por materiali që u jep strukturë dhë formë, është celuloza e mollëve. Vetë Pelling modifikoi me duar materialin për të formuar veshin, pavarësisht që me ta nuk dëgjohet.
Ndonëse mund të duket e frikshme apo si një film fantastiko-shkencor, kjo gjetje e shkencës vërteton diçka shumë të rëndësishme: që qelizat njerëzore dhe ato të bimëve mund të lidhen së bashku. Në këtë mënyrë, krijohet dhe mundësia për të përdorur materiale me pak kosto në ndërtimin e pjesëve trupore që dëmtohen.