Kompania amerikane SpaceX ka deklaruar se dy klientë të saj kanë paguar për të bërë një udhëtim rreth Hënës.
Misioni është planifikuar për në fund të vitit 2018 dhe drejtuesi i kompanisë, Elon Musk, tha se klientët kanë depozituar në llogari të tij një shumë të konsiderueshme parash. Të dy turistët do kenë mundësi të nisen sapo anija kozmike të përfundojë procesin e testimt të cilit i është nënshtruar.
“Si Apollo bëri shumë vite më parë, ashtu edhe këta individë do kenë mundësinë të udhëtojnë në hapësirë duke marrë me vete ëndrrat dhe shpresat e të gjithë njerëzimit, por edhe të nxitur nga kurioziteti i qenies njerëzore. Ne po presim që ata t’i nënshtrohen testimeve shëndetësore dhe të fitnesit për të nisur më pas procedurat. Ata e njohin shumë mirë rrezikun e kësaj që po bëjnë dhe ne po mundohemi ta minimizojmë. Të dy e njohin njëri-tjetrin dhe nuk janë të famshëm. Kjo eksperiencë përbën dhe të parën nga shumë të tjera që do vijojnë”, u shpreh Musk.
Ai gjithashtu tregoi dhe se anija nuk do ulet në Hënë, por thjesht do të udhëtojë rreth saj. Ky është misioni i parë hapësinor në satelitin që qarkullon rreth Tokës që nga vitet ’70.