Genta Ismajli çuditi sot ndjekësit e saj në rrjetet sociale me fotot që postoi.
“U bëra tullace”, shkroi Genta në Facebook, ku publikoi një foto me kokën pa flokë.
Në sfond duket se është një studio, ku ndoshta Genta po realizon një projekt të ri. Siç edhe kanë sygjeruar disa fansa, ky projekt mund të ketë të bëjë me njerëzit që vuajnë nga kanceri.
Por deri tani, Genta nuk ka dhënë ndonjë detaj lidhur me këtë. Ajo postoi edhe një tjetër foto në Instagram, ku shkruan: “Kush tha se të jesh tullace nuk është bukur?”