Një video e një papagalli që imiton Rihanna-n është kthyer në një sensacion në internet. Dhe le të themi që ky papagall këndon më mirë se ne!
Papagalli u filmua teksa qëndronte në kafazin e tij dhe i drejtohej kamerës për të kënduar tekstin e këngës The Monster. Video është publikuar në You Tube nga përdoruesi Edilson Barros dhe deri tani ka marrë më shumë se 730,000 klikime.
Në të shfaqet Polly teksa këndon: “jam shok me përbindëshin që ndodhet poshtë krevatit tim. Ai shkon mirë me zërat që kam në mendje. Nëse po mundohesh të më shpëtosh, mos e mbaj frymën kot. E di që mendon se jam i çmendur”. Mund të duket e pabesueshme, por po! Të gjitha këto dolën nga sqepi i një papagalli, i cili nuk harroi t’i shoqëronte me melodi. Dikush t’ia tregojë këtë video Rihanna-s!