Politika mund të bëjë ç'të dojë, por arti nuk u bindet kufijve; një prej rasteve që e dëshmon një gjë të tillë është edhe ai i Era Istrefit. Kënga e sapopublikuar me titull "Redrum" nuk i ka shpëtuar vëmendjes së mediave serbe duke qenë se vetë MTV në versionin serb e ka përgëzuar këngëtaren për projektin e ri.
"Era Istrefi, ylli i 2016-ës me origjinë nga Kosova theu barrierat gjuhësore duke bërë këngën "Bon Bon" në gjuhën shqipe një hit planetar", shkruan MTV Serbia për këngëtaren, në artikullin që e quan një hit të ri këngën e sapopublikuar "Redrum". Portali i televizionit të famshëm muzikor shkruan se në bashkëpunimin me Felix Snow, Era vjen me një këngë me muzikë elektronike të zjarrtë, që të krijon varësi që në dëgjimin e parë. Epo, një goxha kritikë!
Burimi: Prive.al